Zhvillim

Nga Kosova në Gjermani, me leje pune

Nga Kosova nuk ikin vetëm ilegalisht. Tashmë mijëra kosovarë po shkojnë për të migruar me leje pune. Ata janë të certifikuar nga Qendra për Aftësim Profesional dhe kjo certifikatë njihet nga të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën

Numri i shtetasve kosovarë për të migruar me leje pune është rritur shumë kohët e fundit. Sipas statistikave të Qendrës për Aftësim Profesional shtatë mijë persona janë trajnuar edhe pajisur me certifikata, ka bërë të ditur “KTV”.

 

Kjo certifikatë njihet nga të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, derisa janë 13 profesione të ndryshme që trajnohen në këtë qendër.

 

Momentalisht janë duke u trajnuar rreth 130 persona, derisa një mijë të tjerë janë në pritje.

 

Shumica e atyre që janë certifikuar, kanë arritur të inkuadrohen në punë, kryesisht në Gjermani. Numri i të interesuarve është i madh, ndërsa kapacitetet e kësaj qendre janë të vogla.