Kultura
Nga Kosova në maje të botës
Dua Lipa ishte në Prishtinë vitin e kaluar, duke mbajtur një koncert që nuk do ta harrojë asnjëherë, ku 18 mijë biletat ishin shitur menjëherë në qytetin me 200 mijë banorë
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj, derisa në një intervistë për “The West Australian” ka folur për Kosovën, koncertin e mbajtur në Prishtinë, njerëzit në Kosovë dhe industrinë e muzikës, përcjell albinfo.ch.
Dua është vajza e rokerit, Dukagjin Lupës, derisa ajo u kthye në Prishtinë në moshën 11-vjeçare, duke mësuar më mirë gjuhën shqipe dhe traditën, që asnjëherë nuk i ka harruar.
Ajo ishte në Prishtinë vitin e kaluar, duke mbajtur një koncert që nuk do ta harrojë asnjëherë, ku 18 mijë biletat ishin shitur menjëherë në qytetin me 200 mijë banorë.
“Ishte e jashtëzakonshme. I tërë qyteti ishte i bllokuar pasi njerëzit po vinin në koncertin tim. Ishte e jashtëzakonshme. Sa herë që shkoj atje ka përparim, edhe pse ka shumë për t’u bërë. Është e mrekullueshme të shohësh duke u rritur”, theksoi Lipa.
Ajo më pas ka folur për përkrahjen që ka nga prindërit e saj, albumin e saj që do të dalë në shitje më 2 qershor, si dhe sulmin e fundit terrorist në Mançester.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit