Futboll
Nga Luftëtari në Anderlecht
Kristal Abazaj është prezantuar tek klubi i ri belg, Anderlechti, ditën e sotme. Sulmuesi i talentuar i Luftëtarit, që u ble në janar nga Skënderbeu, ka nënshkruar për tre vite, raportojnë mediat shqiptare.
Pasi ka firmosur me belgët, Abazaj ka thënë edhe fjalët e para: “Klubi i Anderlehtit është një klub i madh evropian, dhe i njohur edhe në ambientin shqiptar. Jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi, dhe do jap maksimumin”, është shprehur futbollisti shqiptar, i cili së fundi u grumbullua edhe në Kombëtaren shqiptare.
Luk Devroe, ish-futbollist belg dhe tashmë drejtor sportiv i Anderlechtit, shprehet me fjalët më të mira për “Kristalin” e Superiores”. “Kristali shihet si një nga talentet më të mëdhenj shqiptar. Jemi të lumtur që një lojtar kaq premtues ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e ekipit tonë. Jam i sigurt se ai do të plotësojë potencialin e tij këtu”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut