Maqedonia

Nga nesër qytetarët e Maqedonisë mund të shohin të plotë marrëveshjen mes Zaev dhe Cipras

Nga dita e nesërme, e enjte, qytetarët do mund ta shohin marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me këtë marrëveshjen do të mund ta shohin të gjithë qytetarët, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kryeministri më ka informuar se në ditën e nesërme, qeveria, në seancë qeveritare do ta deklasifikojë, me çka dhe opinioni do t’i mësojë të gjitha detajet dhe specifikimet”, deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.

Në vjeshtë qytetarët e Maqedonisë pritet edhe të dalin në referendum nëse do e pranojnë marrëveshjen ose jo.