Bota

Nga Shqipëria te Zambia, emigrantët marrin nënshtetësinë amerikane

Ata të cilët morën nënshtetësinë amerikanë përfaqësuan 40 shtete, nga Shqipëria te Zambia, kurse mosha e tyre ishte nga 19 deri në 79 vjet. Prej tyre kishte shumë doktorë, bankierë e punonjës socialë

105 persona ishin mbledhur për t’u betuar si qytetarë të SHBA-së, derisa Gjykatësi federal mbikëqyrte ceremoninë e kërkuar, kurse secili kishte mundësi për të folur si qytetar i ri amerikan, shkruan ‘stltoday.com’.

 

Disa prej tyre ishin më të aftë në anglisht, kurse disa të tjerë u përshkuan me shumë emocione. Mikrofoni i është dhënë të gjithëve, ndërsa nuk ka pasur deklarata politike për ndalimin e emigrantëve apo ndërtimin e mureve. Ngjarja që u zhvillua në “Belleville High School West”, u përshkua me shumë mirënjohje, përcjell albinfo.ch.

 

Ceremonia e natyralizimit ishte planifikuar shumë kohë më parë para betejës ligjore të Donald Trump, që kishte vendosur ndalimin e përkohshëm të emigrantëve.

 

Ata të cilët morën nënshtetësinë amerikanë përfaqësuan 40 shtete, nga Shqipëria te Zambia, kurse mosha e tyre ishte nga 19 deri në 79 vjet. Prej tyre kishte shumë doktorë, bankierë e punonjës socialë.