Autotech

Ngadalësimi i baterive tek iPhone do të jetë opsional 

Opsioni për të ndalur këtë veçori do të shfaqet tek iPhone 6, 6Plus, SE, 6S, 6S Plus, 7 dhe 7 Plus

Një përditësim në softuerin e iPhoneve do t’u mundësojë përdoruesve të ndalin “kursyesin e baterisë” që ngadalëson disa modele, ka konfirmuar Apple.

Opsioni për të ndalur këtë veçori do të shfaqet tek iPhone 6, 6Plus, SE, 6S, 6S Plus, 7 dhe 7 Plus.

Muajin e shkuar, Apple kërkoi falje pasi u gjet se po ngadalësonte qëllimisht disa pajisje, transmeton Albinfo.ch.

Klientët ishin të nervozuar me kompaninë pasi thoshin se ajo po i inkurajonte të dilnin në pajisje më të shtrenjta. Apple pranoi se po i ngadalëson pajisjet, por tha e këtë e bënte me qëllim që të zgjasë jetën e telefonave.

Aftësua për të ndalur kursyesin e baterisë do të shfaqet në sistemin iOS 11.3 kur të lansohet më vonë më 2018.

Kompania theksoi se kjo veçori “menaxhon në maksimum performancën për të paranaluar ndalje të papritura”, por klientët do të kenë mundësi ta ndalin.