Futboll

“Ngjallet” Gashi, asiston për Coloradon

Shkëlzen Gashi hyri në pjesën e dytë dhe pas vetëm pesë minutave asistoi në fitoren e Colorados ndaj Minnesotas për 3:2

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi dalëngadalë po kthehet në formën e mëparshme, shkruan albinfo.ch.

Ai hyri në pjesën e dytë për Coloradon, por menjëherë la gjurmë në fitoren prej 3:2 ndaj Minnesotas.

Vetëm pesë minuta pasi kishte hyrë në fushë, sulmuesi shqiptar shërbeu me një asistim për Mason, i cili realizoi duke barazuar shifrat në 2:2 dhe duke i hapur rrugë suksesit të Colorados.

Ndërkohë, futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka ndërkohë u hodh në fushë vetëm në minutën e 78-të në barazimin që San Jose Earthquakes arriti përballë Real Salt Lake.