Autotech

Ngjyroset “Google Maps”

Gjiganti teknologjik po vendos ngjyra të reja dhe po shton ikona që të jetë më e lehtë gjetja e vendeve të caktuara

Google ka njoftuar se është duke e “ngjyrosur” aplikacionin e vet të hartave, “Google Maps”.

Gjiganti teknologjik po vendos ngjyra të reja dhe po shton ikona që të jetë më e lehtë gjetja e vendeve të caktuara.

“Vendet si kafetë, kishat, muzetë ose spitalet do të kenë ngjyra dhe ikona të dizajnuara, që të jetë më lehtë gjetja e tyre në hartë. Për shembull, në një vend të ri ju po kërkoni një kateteri dhe shikoni në hartë për të gjetur ikonën me ngjyrë portokalli (që paraqet ngjyrën për vendet për ushqim dhe pije)”, ka shkruar Google në një postim në blogun e vet.

Kompania ka thënë po ashtu se do të përditësojë sektoret për vozitje, navigim, transit dhe hulumtim në “Maps” për të ndihmuar edhe më shumë përdoruesit.

Ikonat e reja dhe ngjyrat e reja do të shfaqen javëve në vijim edhe në “Google Assistant”.

Këto janë disa nga ngjyrat me të cilat mund të gjeni vendet e caktuara:

Ushqim dhe Pije – portokalli

Shoping – kaltër

Shëndet – rozë

Argëtim – kaltër e hapur

Shërbime – vjollcë

Shërbimet civile – vjollcë (kaltër)