Sport

Ngritja e madhe e Zvicrës

Ngritja e saj ka qenë e vazhdueshme, derisa është rritur sidomos në vitin e fundit, ku po shkëlqen në ndeshjet kualifikuese për Botëror, por edhe në ndeshjet miqësore

Përfaqësuesja e Zvicrës po ngritet çdo muaj në renditjen botërore të FIFA-s. Së fundi u rendit e katërta në botë, shkruan albinfo.ch.

Në vitin 1993 ishte në vendin e tretë, kurse në vitin 1998 në vendin e 83-të. Ngritja e saj ka qenë e vazhdueshme, derisa është rritur sidomos në vitin e fundit, ku po shkëlqen në ndeshjet kualifikuese për Botëror, por edhe në ndeshjet miqësore.

Para Zvicrës janë vetëm, Brazili, Gjermania dhe Argjentina, tri super fuqi të futbollit botëror.

Helvetikët kanë ende mundësi të përparojnë, pasi në ndeshjet e ardhshme do të përballen me Andorrën e Letoninë.

Një sukses të madh në ngritjen e Zvicrës kanë edhe futbollistët shqiptarë, të cilët kanë luajtur një rol të madh në këtë Përfaqësuese.

Xhaka, Behrami, Shaqiri, Mehmedi e Xhemaili, gjithmonë kanë qenë lojtarët më të dalluar te Zvicra.