Bota

Ngrohja globale, Evropa do të përballet me vërshime

Përmbytjet do të bëhen më të zakonshme në Evropë për shkak të ngrohjes globale, edhe në qoftë se bota arrin të kufizojë temperaturat në 1.5 gradë celsius, parashikojnë shkencëtarët në një studim të publikuar në revistën “Klima”, shkruan albinfo.ch.

Autorët e sondazhit kanë parashikuar tre skenarë: ngrohjen globale prej 1.5 deri në tre gradë në krahasim me kohët paraindustriale.

Skenari optimist i ngrohjes globale parashikon se dëmet e shkaktuara nga lumenjtë në Evropë do të dyfishohet deri në rreth 15 miliardë euro në vit, si dhe numri i njerëzve të prekur nga fatkeqësitë natyrore do të rritet me 86 për qind, ose 650.000 në vit.

Sipas skenarit më të keq, nëse rritja e temperaturës shkon në tre gradë, dëmi do të jetë 145 për qind më i lartë, përkatësisht 17 miliardë në vit dhe do të rrezikohen 780.000 njerëz (që do të thotë një rritje prej 124 për qind)