Shkurt.ch
Nicolas Verdan mori Çmimin e publikut në RTS
Nicolas Verdan është shkrimtar dhe anëtar i Këshillit strategjik i Albinfo.ch
© foto e realizuar nga Charles Sigel RTS: Nicolas Verdan
I zgjedhur nga një juri prej njëzet e pesë dëgjues në RTS (Radio televizioni zviceran), fituesi i këtij edicionit të 26 është bërë shkrimtari Nicolas Verdan, i cili u çmua për librin e tij “Pacienti i Dr. Hirschfeld”, botuar nga shtëpia botuese Bernard Campiche.
Fituesi
Nicolas Verdan ka lindur në Vevey në vitin 1971. Rruga e tij e dërgoi shumë herë gjerë në Lindjen e Mesme dhe jeta e tij ndahet në mes të Zvicrës dhe Greqisë, atdheu i tij i dytë.
Ai ka marrë çmimin “Bibliomedia Suisse 2006 “ për romanin e tij të parë “Takimi me Selanikun” i cili u përkthye në greqisht.
Libri në fjalë
Por pse të gjithë dëshirojnë të gjejnë listën e pacientëve të Dr Hirschfeld-it? Pak para se të shkatërrojnë Institutin prestigjioz të Shkencës Seksuale në Berlin në vitin 1933, nazistët kontrolluan zyrën e seksologut i cili dinte tepër gjëra në lidhje me personalitete të larta të Rajhut (Reich). Kot! Të dhënat përfshijnë emrat e qindra homoseksualëve gjermanë të zhdukur. Njëzet e pesë vjet më vonë, Mossad-i, nga ana e tij, interesohet për këtë listë të famshme. I ndërtuar nga një histori e vërtetë dramatike të karrierës së seksologut të famshëm, romani shqyrton tendencat e shoqërisë njerëzore e cila mundohet të nxjerrë ligje për preferencat tona seksuale, derisa edhe na cakton një “vend të drejtë ” në shkallën gjinore.
Çmimi u dorëzua me 24 mars nga juria e kompozuar me 25 dëgjues/ shikues të ë RTS-it, me vendbanim Zvicër. Ky çmimi shpërblen shkrimtaret me vendbanim në Zvicër dhe punimet e përzgjedhura nga juria duhet të jenë të botuar në gjuhen frënge, por edhe tekstet e përkthyera mund të përfshihen.
Që nga viti 2003, çmimi i publikut të RTS-it kryesohet nga Patrick Ferla. Fituesi merr një çmim me vlerë 10.000 franga zvicerane -. Dhe romani i tij i propozohet partnerit të saj “ Franca Loisirs Zvicër”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga