E-Diaspora

Nik Xhelilaj sjell Krishtlindjet në “RTL”

Pjesa e parë do të jepet më datën 25 dhjetor, nga ora 20.15 në RTL, për të vazhduar tutje me pjesën e dytë me datën 27 dhjetor dhe pjesa e tretë me 29 dhjetor

Në televizionin gjerman “RTL” prej ditësh është duke u lansuar trajleri e filmit të shumëpritur gjerman “Winnetou”.

“RTL” ka rikthyer në ekran një prej filmave më të bujshëm të kinematografisë gjermane të viteve 60-ta.

Protagonist kryesor në filmin “Winnetou”, është aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Nik Xhelilaj.

Filmi Vinetu (“Winnetou”) është xhiruar në Kroaci ndërsa do të transmetohet në tri pjesë. Pjesa e parë do të jepet më datën 25 dhjetor, nga ora 20.15 në RTL, për të vazhduar tutje me pjesën e dytë me datën 27 dhjetor dhe pjesa e tretë me 29 dhjetor, shkruan “albinfo.ch”.

Vinetu  një prijës imagjinar indianësh është personazh shumë i njohur i romaneve aventuristike të shkrimtarit gjerman të shekullit 19, Karl May.

Nik Xhelilaj prej kohësh është shkëputur nga Shqipëria dhe zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën.

Rolet e tij në filmat shqiptarë ; “Alive”, “Shqipari” dhe “Trishtimi i zonjës Shanjder”, janë nder filmat më të suksesshëm të tij.

Albinfo.ch