Sport

Nikçi, më meritori për fitoren e FC Zuerich

Në pjesën e dytë, në minutën e 61 shënoi me kokë gol për të ngritur rezultatin 3 me 1

-Në fitoren e FC Zurich-ut si mysafir ndaj Thunit 3 me 2 më meritori ishte Ardian Nikçi i cili u aktivizua nga fillimi i ndeshjes dhe në minutën e 5 asistoi në golin e parë për klubin e tij. Në pjesën e dytë, në minutën e 61 shënoi me kokë gol për të ngritur rezultatin 3 me 1. Në minutën e 62 u ndëshkua me karton të verdhë, kurse u zëvendësua në minutën e 68.

Për Zurichun tërë ndeshjen u aktivizua edhe Admir Mehmedi.

Në anën tjetër për ekipin e Thunit tërë ndeshjen luajti Muhamed Demiri kurse Milaim Rama ende është i lënduar dhe nuk u aktivizua.

-Në barazimin e Lucernit  1 : 1 në ndeshjen si vendës me St Gallenin, ndihmesë të madhe dha edhe Burim Kukeli i cili luajti nga fillimi e deri në minutën e 88 kur u zëvendësua. Për klubin St Gallenit, Kristian Nushi si rezervist u aktivizua nga minuta e 56 kurse në minutën e 70 u ndëshkua me karton të verdhë.

-Lideri i super ligës, Baseli  në terenin vendës në praninë e mbi 26 mijë shikuesve shënoi fitore minimale 1 me 0 kundër Neuxhatel Xamaxit. Shënues për vendës ishte Frei. Për FC Basel, tërë ndeshjen luajti Granit Xhaka deri sa Taulent Xhaka qëndroi në bankën rezervë pa u aktivizuar fare. Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit nuk u ftua fare.

-Në ndeshjen Grasshopper–Bellinzona 2 : 2 , për vendës Endogan Adili u aktivizua në minuten e 83 e Amir Abrashi edhe pse ishte rezervë, nuk pati rast të aktivizohet as një moment në lojë.

-Në ndeshjen Sion–Yong Bois nuk u aktivizua asnjë shqiptar.

 Chalenge liga-liga e dytë. Armando Sadiku solli fitoren

 -Në ndeshjen e ligës së dytë Chiasso-Locarne, Armando Sadiku shënoi golin e fitores  në minutën e 63 për Lucarnon. Në fushë qëndroi deri në zëvendësimin e tij në minutën e 75.

-Në ndeshjen Lausanne Sport -Kriens 4 : 1, për mysafirët Gëzim Shala luajti nga fillimi deri në minutën e 70, kurse Genc Mehmeti nuk luajti fare edhe pse ishte rezervë.

-Ifrain Alia luajti tërë pjesën e parë për Willin në humbje 3 me 1 si mysafir kundër FC Vaduzit.

-Në takimin Bien Biele–Wohlen 0: 3, në fitoren e Wohlenit ndihmuan edhe shqiptarët Naim Haziri, Altin Osmani dhe Alban Pnishi.

-Ermin Lenjani shënon gol në minutën e 14  për barazimin e Winterthurit kundër Servetit, i cili luajti deri në minutën e 76.

-Për ekipin Delemont në humbjen 2 : 4 si vendës ndaj Yverdonit, nga minuta e 61 u aktivizua edhe Muharrem Xhaqku.