Kosova

Nis ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë

Ka nisur ndërtimi i rrugës rajonale, Deçan-Plavë, e cila lidh rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka cilësuar këtë si ditë të veçantë, meqenëse rruga lidh Kosovën me Malin e Zi, veçanërisht pjesët ku banojnë shqiptarët. Ai ka sqaruar edhe financimin e rrugës.

“Për këtë vit janë ndarë 4 milionë euro, kurse për vitin 2019 do të ndahen edhe 8 milionë euro të tjera, kurse projekti në tërësi do të përfundojë në vitin 2020”, tha Lekaj.