Bota

Nis sezoni i larjeve në Siberi

Notuesit siberianë të ujërave të ftohta kanë hapur sezonin e larjeve, duke shoqëruar aktivitetin e tyre me çaj të ngrohtë në liqenin Baikal të Rusisë, përcjell albinfo.ch.

Një grup prej tridhjetë entuziastësh kanë hequr rrobat e tyre të ngrohta, duke sfiduar temperaturat e ulëta rreth minus 7 gradë celsius për të bërë rreth 1 kilometër not në ujë të ftohtë “akull”.

E, garën e kanë përfunduar me një çaj të ngrohtë pas notit. Noti në temperatura të ulëta është i përhapur në Rusi, si mënyrë për të fituar imunitet më të fortë shëndetësor.