Maqedonia
Nisin diskutimet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni
Në mbledhjen që është parashikuar të zhvillohet më datë 5 shtator, pikë e vetme e rendit të ditës është diskutimi i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve
Mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, pritet të nisin diskutimet në parlamentin e këtij shteti, ka konfirmuar Zv.Kryeministri, Hazbi Lika. Ai i ka thënë televizionit Top Channel se ligji do të shkojë me procedurë të përshpejtuar për diskutim në Parlament.
TCH thotë se ka siguruar njoftimin e mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Europiane, i cili u drejtohet deputetëve për mbledhjen që është parashikuar të zhvillohet më datë 5 shtator dhe ku pikë e vetme e rendit të ditës është diskutimi i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Projekt-ligj, i cili parashikon zyrtarizimin e gjuhës shqipe do të kalojë për diskutime edhe në komisione të tjera parlamentare përpara se të votohet.
Ai, një muaj më parë është miratuar nga qeveria në Shkup.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë Numri i sulmeve ndaj bankomateve në Zvicër pothuajse është përgjysmuar brenda një viti. Policia federale regjistroi...
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë