Shkurt.ch

Një “aromë e dyshimtë” detyron aeroplanin zviceran të aterrojë në Marsej

Stafi i aeroplanit ka ndier një aromë të dyshimtë në kabinën e pilotit ndërsa shkaqet e kësaj mbeten të sqarohen

Avioni i pasagjerëve i kompanisë “Swiss” i cili po fluturonte në linjën Barcelonë-Cyrih është detyruar të bënte një ndalesë në gjysmë të rrugës, në Marsej të Francës. Për shkak të një njoftimi paralajmërues të sistemit të kontrollimit të fluturimeve, aeroplani i tipit Airbus A321-111 të enjten (sonte) rreth orës 21.20 ka bërë një ulje të detyruar.

Aterrimi është bërë për shkaqe sigurie, ka thënë një zëdhënëse e Swiss-it për mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Sipas saj stafi i aeroplanit ka ndier një aromë të dyshimtë në kabinën e pilotit ndërsa shkaqet e kësaj mbeten të sqarohen.

Pasagjerët do ta kalojnë natën në hotel në Marsej. Nesër në mëngjes do të küërkohet një mundësi tjetër për transportimin e tyre në Cyrih, ka thënë züedhënësja.