Lajme
Një dasmë në Suharekë që u kthye në tragjedi
Nga të shtënat me armë zjarri, tri vajza janë plagosën mbrëmë në fshatin Tërnje të komunës së Suharekës, derisa po merrnin pjesë në aheng
Shqiptarët në Kosovë po vazhdojnë ta shpërfillin apelin e Policisë “festo me zemër e jo me armë” dhe pikëtish ky injorim i kësaj sintagme, ka bërë që një dasmë në Suharekë të kthehet në një tragjedi. Nga të shtënat me armë zjarri, tri vajza janë plagosën mbrëmë në fshatin Tërnje të komunës së Suharekës, derisa po merrnin pjesë në aheng.
Vajzat e lënduara u dërguan menjëherë në spitalin rajonal të Prizrenit, ku morën ndihmën e parë. Dy prej tyre u mjekuan dhe u lanë të lira, ndërsa njëra që mori plagë serioze në pjesën e poshtme të barkut, u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Policia rajonale intervenoi shpejt, duke arrestuar dy nga personat që dyshohet se kanë shtënë me armë.
Policisë së Kosovës, apelon tek qytetarët që të mos përdoren armët në gëzimet familjare, pasi organet e rendit do të jenë aty në çdo kohë, e ligji për përdoruesit e armëve do të jetë i pamëshirshëm. Policia lidhur me rastin në Suharekë thotë se ka arrestuar dy persona, të cilëve u janë konfiskuar, një kallashnikov i prodhimit jugosllav, një pistoletë “Ekol Firat” dhe disa fishekë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor