Bota

Një e vdekur e disa të plagosur në një përleshje në Belgjikë

Një grua ka mbetur e vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar mes një përleshjeje në Ans të Belgjikës.

Mediat vendase të Belgjikës kanë raportuuar se një natë më parë ka pasur një sherr masiv mes dy grupeve shqipëtare.

Një grua emri i të cilës ende nuk është identifikuar ka vdekur deri sa po përpiqej të ndihmonte mikun e saj, shkruan albinfo.ch.

Policia sipas mediave në Belgjikë, kanë identifikuar disa shqipëtar, por ende nuk është bërë publikimi i emrave të tyre.

Një përplasje mes dy bandave ka ndodhur një natë më parë në Ans të Belgjikës. Mediat vendase kanë shkruar se bëhet fjalë për një sherr masiv mes dy grupeve shqiptare.

Rrethanat e sherrit ende nuk kanë dalë në pah, ndërsa sipas policisë ende nuk ka persona të shoqëruar apo arrestuar.