Kultura

Një film nga Shqipëria në “Alexandria Mediterranean Film Festival”

Filmi shqiptar i metrazhit të gjatë “Black Man” apo “Njeriu i zi”, me regji dhe skenar të Gentian Selos, është përzgjedhur në konkurrencën e  “Alexandria Mediterranean Film Festival” që mbahet në Egjipt.

 

Ky është edicionin e 33-të i “Alexandria Mediterranean Film Festival” që është edhe një nga dy festivalet më të rëndësishme të këtë shtet.  Mediet shqiptare shkruajnë se filmi “Black Man” është në konkurrim për çmimet “Filmi më i mirë”, çmimi i “Jurisë”, për “Skenarin më të mirë”, si dhe atë të “Aktorit më të mirë”.

 

Ngjarja e filmit fillon me një histori dashurie të një djali dhe një vajze, që nën efektin e etheve të nxehta të dashurisë, pa kuptuar, përfshin në jetën e tyre edhe vëllain e vajzës, që infiltrohet pa i pyetur. Premierën për publikun shqiptar, filmi “Black Man” do ta ketë në mars.