Bota

Një grua vjen në krye të “Europol”-it

Ministrat e Brendshëm të BE-së sot zgjodhën një grua nga Belgjika, Catherine De Bolle, si shefe e shërbimit evropian kundër krimit “Europol”, tha Këshilli i Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Catherine De Bolle është gruaja e parë që shërben si drejtoreshë e “Europol”-it. Ajo ka qenë shefe e policisë federale belge deri tani dhe do të marrë përsipër punën e saj të re për një mandat katërvjeçar më 1 maj nga drejtori aktual i “Europol”-it, Rob Wenneit, nga Britania.