Shëndetësi

Një grusht arra dy herë në javë ul rrezikun për sëmundje të zemrës për 25 për qind

Arrat përherë janë vlerësuar si superushqime për shkak se janë me plot antioksidantë, proteina, lëndë ushqyese, minerale dhe fibra

Ngrënia e nga një grushti me arra dy herë në javë redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës për gati 25 për qind.

Në studimin e kryer nga Universiteti i Harvardit u përcollën më shumë se 200 mijë njerëz që hanin arra, bajame, lajthi, fistikë dhe kikirikë. Ata që hanin dy apo më shumë herë në javë disa nga këto ushqime, kishin 23 për qind më pak shanse që të vuanin nga një sëmundje koronare e zemrës dhe 15 për qind më pak rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrat përherë janë vlerësuar si superushqime për shkak se janë me plot antioksidantë, proteina, lëndë ushqyese, minerale dhe fibra, transmeton Albinfo.ch.

“Gjetja jonë përkrah rekomandimet e rritjes së ngrënies së disa llojeve të arrave, si pjesë e dietës së shëndetshme, për të reduktuar rrezikun për sëmundje kronike te të gjithë”, ka thënë Dr. Marta Guasch-Ferre, që udhëhoqi hulumtimin.