Uncategorized

Një histori nga A deri në ZH për Shaqirin: Do të jap maksimumin për ‘Nati’

Një histori nga A deri në ZH për Shaqirin. Zvicra ka bërë shumë për mua dhe unë dua të jap maksimumin për 'NATI', thotë ai.

Media e njohur sportive, spox.com, ka kryer një intervistë të gjatë me njërin ndër futbollistët më të shquar shqiptarë të gjitha kohërave, Xherdan Shaqirin. Një histori nga A deri në ZH për Shaqirin.

SPOX: Zoti Shaqiri, na lejoni t’ju pyesim njëherë sesi theksohet emri juaj. Në Gjermani shpesh emri juaj shkruhet si “Kscherdan Schakiri”.

Xherdan Shaqiri: Në Kosovë dhe në hapësirat ballkanike shpesh emri im theksohet si “Dscherdan Schatschiri”. Por edhe unë në trojet gjermanishtfolëse emrin tim ua shqiptoj si “Schakiri”. Kjo më duket mua në rregull dhe nuk shqetësohem aspak.

SPOX: Ju keni lindur në Kosovë dhe jeni rritur në Zvicër. Babai juaj e la familjen në vitet 1980, për të punuar si mjeshtër ndërtimi në vendin helvet. Si e përjetoi familja ndarjen nga babai?

Shaqiri: Ka dy përjtetime. E para, me punën e babait tim ne qëndronim mirë financiarisht, bile ndihmonim edhe të afërmit; por gjithashtu ia ndjenim mungesën. Unë nuk e kujtoj këtë histori, se kam qenë shumë i vogël, por kështu ma ka treguar nëna.

SPOX: Kur ju erdhët në Zvicër kishit vetëm dy vjet dhe gjithë familja jetonte në një shtëpi të vogël. Çfarë kujtimi keni nga ajo kohë?

Shaqiri: Në pjesën prapa kishte një vend për kafshët, pasi ashtu ishin dizanjuar shtëpiët e vjetra. Ishte një shtëpi normale dhe fatmirësisht ishte ndarë në mënyrë shumë fisnike. Kemi luajtur si të çmendur në hollin e asaj shtëpi. Për mua dhe dy vëllezërit e mi ishte fillimi i fundit. (qesh)

Këshilla e prindërve: Të mos qëndrojmë rrugëve pa arsye, përmes futbollit të mësojmë diciplinën

SPOX: Kur ju ishit katër vjet, filluat të luani futboll për klube sportive?

Shaqiri: Falë babait tonë, ne filluam ta duam futbollin. Ai na ka nxitur që të merremi me këtë sport. Për të shkuar te vendi i stërvitjeve, na nevojiteshin pesë minuta. Prindërit na dërgonin atje për të mësuar futbollin, diciplinën dhe të mos qëndrojmë rrugëve pa arsye.

Idoli im ka qenë Ronaldo. Bile bëra frizurën e tij komike të KB 2002

SPOX: Më vonë babai juaj humbi vendin e punës, ndërsa shkollimi juaj, i Arianitit dhe Erdinit kushtonte mjaft. Si e kaluat këtë periudhë të vështirë?

Shaqiri: Ne kemi pasur një standart jetese të ulët. Për të drekuar jashtë dilnim shumë rrallë dhe atë shikonim ndokund ku është më lirë. Gjithsesi ishte shumë e shijshme. Ishte pak e vështirë si fëmijë, kur gjatë stërvitjeve nuk kishim para për të blerë ushqime, por shkonim në shtëpi për të ngrënë. Por kurrë nuk jemi ankuar te familja, për këto kushte që kishim.

SPOX: Bashkëpunimi në familje, qysh nga fëmijëria ka qenë mjaft i ngushtë?

Shaqiri: Absolutisht. Çdo gjë që e kemi arritur, e kemi arritur bashkë. Çfarë kujtoj momentet e fundit, kanë të bëjnë me topin, ushqimin, pijet dhe fjejtjen. Njëherë unë dhe dy vëllezërit duhej të financonim një qendër stërvitjeje, për shkak se unë isha futbollist në FC Basel. Atë kohë gjysma e shumës duhej të shpenzohej nga vetëvetja. Ishin gjithsej 1000 franga. Erdini ishte në pushime. Por shkoi pa syze plastike, ndërsa unë duhesha ta pastroj kopshtin e fqiut, për t’i rifituar paratë.

SPOX: Gjatë kësaj kohe kishit ndonjë idol në futboll?

Shaqiri: Që nga mosha e re kam qenë tifoz i Brazilit, bile kam bërë edhe frizurën komike të Ronaldos gjatë KB 2002. Gjatë datëlindjes sime të shtatë, dëshiroja patjetër ta blej fanellën e Ronaldos. Këtë edhe e mora, por ishte e falsifikuar (qesh). Ndonjë klub që e preferoja më tepër nuk kisha akoma. Më ka pëlqyer Dortmundi. Bayerni për shkak të Giovane Elber. Babain e kam pasur tifoz të Schalke. Si fëmijë, gjatë çdo fundjave dilnim me babain dhe shikonim Bundesligën gjermane.

SPOX: Në 2000 ju filluat të luani për FC Basel, por keni mësuar edhe për zanatin e shitësit. Në moshën 18 vjeçare vendosët përfundimisht për futbollin. Si erdhi kjo?

Shaqiri: Unë kam punuar si shitës në FC Basel gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë mbasdites jam stërvitur me futboll. Kur në 2009 nënshkruajta kontratën e parë si profesionist, nuk kisha më kohë për punë tjera përveç futbollit.

SPOX: Kur ju bë e qartë që do t`ia dilnit të keni karrierë profesioniste si futbollist?

Shaqiri: Diku në moshën 16 vjeçare, e pashë që kisha nivel të lartë, pavarësisht se nuk stërvitesha sa duhet. Gjatë “Nike Cup” (2007) me U15 u përzgjodha lojtari i turnirit, që ma bënte të qartë se do t`ia dilja. Kjo më bëri të famshëm dhe njerëzit filluan ta dijnë emrin tim. Në sytë e mi atëherë ishte më e vështirë sesa sot, veçanërisht për të nënshkruar një kontratë profesioniste ose me stërvitjet.

Ndeshja ime e parë si profesionist, nuk kënaqi aspak trajnerin

SPOX: Ju qëndruat 12 vjet në Basel, duke fituar disa tituj. Si ishte koha e parë me profesionistë?

Shaqiri: Kur trajneri Christian Gross më thirri për herë të parë në një ndeshje miqësore, una isha 16 vjet. Por atëherë nuk mbeti i kënaqur nga unë. Andaj për një kohë të shkurtër u transferova për  U21 te Grashopper Zürich. Këtu kisha momente më të mira me Thorsten Fink. Në kohën time duheshe të presish më shumë shansa, sesa sot.

SPOX: Sa keni menduar për transferimin tuaj në FC Bayern (2012), pas një karriere të gjatë futbolli prej 20 vitesh në Zvicër?

Shaqiri: Vendimet nuk i merrja unë, sepse aty ishte FC Bayern. Në këto raste nuk ke dyshime për rrugën që duhet të ndjekësh. Përkundër që Jupp Heynckes, dëshironte të më mbante me çdo kusht duke me premtuar një perspektivë të mirë.

SPOX: Në Mynih jetuat për herë të parë larg familjes. Si ndjeheshit në fillim?

Shaqiri: Kisha dhimbje për vendlindjen, por Zvicrën e kisha larg vetëm tre orë. Vitin e parë Arianiti erdhi të banojë me mua. Kjo më lehtësoi shumë. Kishim nevojë për një pastruese. Kjo ishte detyra e parë që hasim si familjarë të ri (qesh).

SPOX: Vëllai juaj Erdin ju këshillon. Çfarë roli luan ai për ju?

Shaqiri: Erdin ka qëndruar gjithmonë në anën time. Dikur bile veshnim të njëjtat rroba. (qesh) Mes meje dhe Erdinit ka dallim vetëm një vit. Ai për mua është një vëlla në linjën e parë. Në punën që bën, nuk më trajton ndryshe nga lojtarët e tjerë. Por unë jam i sigurtë që shkaku i tij nuk do dështoj në karrierën time.

Guardiola më zhgënjente me ndërrimet që bënte

SPOX: Në sezonën e parë në FC Bayern kaloi mjaft mirë, pasi klubi gjerman fitoi për herë të parë në histori tripletën.

Shaqiri: Po, me Guardiolën u ndryshuan shumë sende, bile edhe loja ime. Kurrë nuk ka pasur problem me të. Fatkeqësisht disa herë kam qenë i lënduar. Kam qenë pjesë e shumë ndeshjeve, por fatkeqësisht mungoja gjatë tripletave. Kjo ndikohej edhe nga lëndimet e mia. Pas një kohe filluan të ndërrohen lojtarët, që kishin më pak merita sesa unë. Kjo më zhgënjeu, pavarësisht se nuk desha të futem në konkurrencë me lojtarët tjerë, por ti tregoja trajnerit se e kishte gabim. Nëse ai më lavdëronte përpara mediave, ai duheshte të me lejojë të luaj.

SPOX: Çfarë ishte më e mira te Guardiola?

Shaqiri: Format e tij të stërvitjeve ishin speciale, të detajuara dhe plot kuptim – vërtet të këndshme. Gjithshka kemi bërë me top. Ndër Heynckes ne kemi vrapuar tre herë në ditë si lepur. Me këtë ne ishim në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

SPOX: Heynckes ishte më i qartë?

Shaqiri: Natyrisht. Ai ishte xhentëlmen dhe i pamëshirshëm me të gjithë, por i pranonim rregullat e tij. Secili kishte pozicionin e vetë dhe të gjithë e dinim këtë. Nëse ndonjë lojtar pranë golit nuk pasonte topin, ai ndërroheshte menjëherë dhe ndeshjen tjetër qëndronte në tribunë. Kjo sepse Heynckes, veç na i kishte treguar rregullat.

SPOX: Zoti Shaqiri, gjatë sezonës 2014/2015 u transferuat në Inter Mailand duke u pritur në aeroport nga tifozë të shumtë. Çfarë ju bëri që të largoheni nga Bayerni?

Shaqiri: Pasi nuk aktivizohesha shumë, dëshiroja patjetër të largohem dhe kisha oferta nga  Liverpool dhe nga Atletico Madrid. Unë vendosa për Liverpool, ku Brendan Rodgers më thirri disa herë përpara KB. Por unë e kisha vendosur dhe nuk u besoja më – përkundër që më thanë se situata e ndërrimeve do ndryshonte. Më vonë unë shkova në Inter, por u largova nga Bayern. Në Itali nuk më pëlqente taktika e futbollit, shumë e ngadalshme dhe me shumë taktika – kjo ishte e vështirë për eksplosivitetin tim. Gjatë një stërvitje kam gjuajtur plot 200 goditje këndi nga e mjata dhe e djathta. Këtë kurrë nuk e kisha përjetuar më parë.

Infrastruktura e Interit ishte zhgënjyese

SPOX: Çfarë mësime morrët nga Italia?

Shaqiri: Për këtë diskutojmë akoma edhe sot me Erdinin. Mancini deshte të më mbajë patjetër. Në Itali nuk gjeja shumë veten dhe fillova të pranoj oferta të reja nga klube tjera, kryesisht nga Premiere League.

SPOX: Ju ndryshe luanit me Guardiola dhe ndryshe me Mancinin.

Shaqiri: Edhe me Mancinin nuk kam pasur asnjë problem. Por ai ndryshonte çdoherë formacionet dhe nuk kishte një formacion titullarësh. Kështu ka vepruar ai edhe në Manchester City dhe Galatasaray . Kjo nuk më pëlqente, andaj ne kërkuam një zgjidhje të përbashkët.

SPOX: Në fund ju u transferuat në Stoke City, 2015. Çfarë është atje ndryshe nga Interi?

Shaqiri: Infrastruktura e Interit ishte vërtet një turp më vete. Një klub i tillë që të mos gjejë rrugë, për të investuar në infrastrukturë – është zhgënjyese. Të ushqyerit, rigjenerimi, analiza e performancës, llojet e ndryshme të stërvitjeve – i shoh në Angli më profesionale.

Vetëm nëse mund ta krahasoj barin: Në Itali koha ishte më e mirë, por bari shumë i gjatë, ndërsa në Angli kjo është krejt ndryshe. Në ushtrojmë mbi një qilim, që çdo ditë kontrollohet nga dhjetëra punëtorë.