Shkurt.ch

Një i sëmurë në bord: Aeroplani zviceran bën ndalesë emergjente në Islandë

Një fluturake e kompanisë zvicerane “Swiss” ka bëre një aterrim emergjent në Islandë derisa ishte duke fluturuar nga Zvicra drejt Los Angeles-it, SHBA. Shkas për këtë ndalesë të pa planifikuar në aeroportin e kryeqytetit islandez, Reykkjavik-ut ishte një rast sëmundjeje në bord të aeroplanit “Boeing 777”, thotë një zëdhënëse e Swiss për 20minuten.ch.

Personi i sëmurë ishte nën përkujdesjen e dy mjekëve që ishin po ashtu në aeroplan, transmeton albinfo.ch. Pas aterrimit, pacienti iu dorëzuar njësiteve të shpëtimit në aeroportin islandez.

Aeroplani do të vazhdojë fluturimin për në Los Angeles gjatë orëve në vijim.