Bota

Një i vdekur dhe katër të plagosur nga flakët në Kullën Trump

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse

Kulla Trump në Nju Jork është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50-të, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe katër të plagosur.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse, përcjell albinfo.ch.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.

Shefi i personelit të zjarrfikëseve në Nju Jork tha se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin.