Jeta në Zvicër

Një kamion bllokon tunelin e Gotthard-it

Pushuesit të nisur për në jug duhet të tregohen të durueshëm. Tuneli i Gotthard-it ka mbetur i mbyllur për gati një orë të shtunën në mëngjes, pasi që  një kamion kishte probleme teknike, njofton Viasuisse.

Ky bllokim ka zgjatur deri në 08:30 derisa është tërhequr kamioni jashtë tunelit. Incidenti ka ndodhur në kohën kur kanë filluar pushimet në 18 kantone të Zvicrës. Linja e automjeteve ishte bllokuara gjatë orës 08:45, kolonat e automjeteve kanë shkuar deri 9 km në hyrje të tunelit në veri,  bëhet e ditur nga  TCS-i.