Vera në Vendlindje
“Një lule për Jasharajt”, fillojnë „Ditët e Diasporës” në Prekaz
Në Prekaz të Skenderajt të hënën mbrëma u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”, i cili këtë vit u hap me aktivitetin “Një lule për Jasharajt”.
Një grup bashkatdhetarësh dhe qytetarësh të tjerë, të prirë nga ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, fillimisht kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve.
Me këtë rast, ministri Murati tha se Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri, janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit.
“Edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënjojë një prej momenteve më të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri”, tha Murati. Gjatë fjalës e tij ministri i Diasporës shtoi se edhe pse Kosova vend i vogël, shumë vende që e kanë të zhvilluar turizmin, e kanë lakmi fal diasporës.
“Tërë muajt e verës, realisht janë të diasporës. Ne si ministri, së bashku edhe me institucionet tjera po përpiqemi që t’u shërbejmë këtyre njerëzve po e gjallërojnë çdo cep të Kosovës”, tha ministri Murati, përcjell albinfo.ch.
Më pas orkestra “Spartiti per Scutari”, me artistë arbëreshë të Italisë, ka mbajtur një koncert drejtuar nga kompozitori shkodran, Bardh Jakova.
Ndryshe, reshjet e shiut, problemet teknike dhe pjesëmarrjes së ulët, kanë bërë që këtë vit manifestimi “Ditët e Diasporës” të mos e këtë shkëlqimin e viteve të mëparshme.
“Ditët e diasporës” me shumë aktivitete kulturore dhe sportive po shënohet pothuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës, ndërkaq nata përmbyllëse mbahet sonte (e martë 2gusht) me një aktivitet të veçantë në Prishtinë.
Të tjera nga Vera në Vendlindje
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për dy fëmijët e humbur Më herët ashtu siç ka informuar edhe albinfo.ch, dy të miturit ishin nisur për në shkollë,...
-
Zvicër
Maqedonasi dhe eritreasi sulmojnë shoferin e autobusit
-
Leipzig, Gjermani
Leotrimi dhe Qëndrimi kanë humbur nga mëngjesi i të enjtes
-
I mohohet shtetësia franceze, refuzonte të përshëndetej me dorë
-
Për herë të parë, bizneset shqiptare prezantohen në panairin “Vjena 2018”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet destinacioni më i shtrenjtë për kampingje në Evropë Me shpenzimet njëditore me një mesatare prej € 46.78 për dy të rritur dhe një fëmijë...
-
Zvicër, 2017
30 viktima në aksidentet e transportit publik gjatë një viti
-
Aksident trafiku, lëndohet zvicerani dhe shtetasi i Maqedonisë
-
Të padëshiruar në Zvicër
Anulohet koncerti me dy raperët urrejtënxitës
-
"Albanian Festival"
Fondacioni mbështetës sugjeron anulimin e koncertit të reperëve problematikë