Kosova

Një muaj paraburgim për të miturin që vodhi në xhami

Gjykata Themelore në Gjilan e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton albinfo.ch.

I mituri, i cili është nga komuna e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme të Gjilanit, duke marrë shumën prej 400 euro nga kjo kasafortë. 

“Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327, paragrafi, 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.