Zhvillim

Një organizatë holandeze ndërton 6 shtëpi në Gjakovë  

Vlera për ndërtimin e këtyre shtëpive është rreth 150 mijë Euro. Po ashtu u tha se shtëpitë do të jenë të gatshme pas 3 muajsh

Me ndihmën e organizatës holandeze “New Day Imact” ka nisur sot në Gjakovë  ndërtimi i gjashtë shtëpive të reja në për banorët që deri tash kanë jetuar në baraka, transmeton albinfo.ch. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi ka thënë se kjo është një ditë e lumtur, jo vetëm për gjashtë familjet përfituese, por edhe për të personalisht dhe komunën e Gjakovës si institucion, për faktin se përfundimisht po bëhet zgjidhje për strehimin e gjatë familjeve, të cilat tash e 18 vjet kanë jetuar në kushtet më të rëndë të mundshme.