CH-Ballkani

Një person sulmon ambasadën amerikane në Mal të Zi, më pas vret veten

Një burrë i paidentifikuar ka gjuajtur një pajisje shpërthyese në Ambasadën e Amerikës në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi, rreth mesnatës, para se të hidhte veten në erë.

Nuk ka pasur viktima të tjera nga ambasada që ka konfirmuar eksplodimin, transmeton Albinfo.ch.

Qeveria malazez ka thënë se pajisja me gjasë ishte granatë dore, ndërsa policia po merret me rastin.

Ambasada është mbyllur të enjten dhe ka kërkuar nga qytetarët amerikanë të qëndrojë larg deri në një njoftim të radhës.