Bota

Një qytet alarmohet për shkak të peshqve vdekjeprurës

Një supermarket në Gamagori kishte shitur pesë pako të peshkut ‘fugu’ pa ua larguar mëlçinë, që përmban helm

Një qytet japonez ka dhënë paralajmërim emergjent që njerëzit të mos hanë peshk, për shkak të shitjes së disa porcioneve vdekjeprurëse.

Një supermarket në Gamagori kishte shitur pesë pako të peshkut ‘fugu’ pa ua larguar mëlçinë, që përmban helm, transmeton Albinfo.ch.

Tre janë gjetur, por duhet gjetur edhe dy të tjera.

Çdo vit në Japoni regjistrohen disa raste të helmimit nga peshqit.

“Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin ngrënien e peshkut ‘fugu’”, ka njoftuar udhëheqësia e qytetit përmes sistemit emergjent.