Shkurt.ch

Një radar “ka fituar” mbi 1 milion franga për 49 ditë

Në kantonin e St. Gallenit gjatë vitit 2017, radarët mobil sollën 12,371,990 franga zvicerane nga gjoba

Një radar mobil qëndroi 49 ditë në Wilerstrasse në Schwarzenbach SG dhe kapi 11.822 shoferë të cilët po ngisnin veturat e tyre mbi shpejtësinë e lejuar. Kjo i solli 1,106,470 franga buxhetit te St Gallenit. Radari i lëvizshëm është kështu më fitimprurësi në kantonin e St. Gallenit, shkruan albinfo.ch.

Për këtë kanë kontribuar 11.822 shoferët që nxituan duke mos shpëtuar nga blici i aparartit. Shpejtësia më e madhe e regjistruar nga ky radar ka qenë 102 km / h.

Në kantonin e St. Gallenit gjatë vitit 2017, radarët mobil sollën 12,371,990 franga zvicerane nga gjoba. Në vitin e kaluar kishin sjellë pak më shumë se 15 milionë franga.

Schwarzenbach është vendi më fitimprurës për policinë, nga shoferët të cilëve iu ngutet, shkruan albinfo.ch.