Shqiperia

Një rekomandim turistik mes miqsh: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia  

Për ndryshim nga regjionet tjera shumë turistike, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vende ku si turist nuk je një në mesin e të shumtëve. Në këtë kuptim, edhe mikpritja me të cilën trajtohesh është më e madhe  

Duke qenë se ndodheni në Aeroportin e Prishtinës, ju me siguri tashmë e keni zbuluar mbase sugjerimin më të fundit turistik të Evropës. Urime! Sepse, pas një rrugëtimi prej dy javësh nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, në maj të vitit 2017 ne mund të themi me plot të drejtë se ideja për t`i vizituar këto destinacione ka qenë vërtet e mirë. Por përse është kështu?

Në radhë të parë, sepse, siç u tha tashmë, është ende një destinacion sekret. Për ndryshim nga regjionet tjera shumë turistike, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vende ku si turist nuk je një në mesin e të shumtëve. Në këtë kuptim, edhe mikpritja me të cilën trajtohesh është më e madhe. Dhe kjo duket të jetë pjesë e lidhur fort me ADN-në vendore. Kështu, një gjyqtare që e pyetëm për rrugën, pa e bërë të madhe na përcolli personalisht deri te vendi që kërkonim, duke bërë muhabet të mirë me ne në të njëjtën kohë. Dhe në përgjithësi, ne, me përjashtim të një taksisti të vetëm, gjithë kohën jemi pritur në mënyrë të hapur, autentike dhe miqësore.  Kështu, mikpritja e madhe i mbulon shumë mirë  edhe mangësitë e vogla të degës ende të re të turizmit  në këto vende. Natyrisht, nuk do t`i gjesh të gjitha në formën e njëjtë sikur në shtëpi, por kjo edhe nuk mund të jetë synim i një udhëtimi eksplorues! Thënë troç: asgjë esenciale nuk na la munguar gjatë këtij udhëtimi. Dhe para së gjithash zbulimet e shumta interesante kanë bërë që të harrohen shpejt të gjitha gjërat tjera.

Peizazhe magjepsëse malore

Por çfarë ka në fakt atje për të zbuluar? Si pikë e parë duket se ajo që duhet përmendur është shumëllojshmëria. Po fillojmë me natyrën. Peizazhet malore, të pranishme me shumicë në të tre vendet, janë thjesht magjepsëse. Gjelbërim sa të kap syri. Një parajsë për hiking – ose për njerëzit me më pak kohë – rrugë të këndshme malore. Atje ke dëshirë të shijosh më shumë se një herë ajrin e pastër. Një ajër paksa më i kripur gjendet pastaj në gjatësinë e pafund të bregdetit  të Adriatikut të Shqipërisë. Plazhet pastaj të grishin për “Dolce-far-niente” (asgjë-bërje-e-ëmbël). Ato janë aq të bukura sa që edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, siç na thanë, pothuaj të gjitha pushimet i kalojnë këtu.

Por deti nuk është uji i vetëm që të josh për qëndrim të rehatshëm. Liqeni i Prespës dhe ai i Ohrit që gjenden në trekufirin në mes të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, gëzojnë me të drejtë një popullaritet në rritje te turistët.

E vetëkuptueshme, nuk bën të lihet pa u përmendur edhe ushqimi i mirë. Ne mundemi vetëm të ju preferojmë t`i provoni specialitetet vendore. Këto i kemi veçanërisht në kujtesë të mirë. Dhe, dashamirësit e verës të kenë kujdes! Asa ata nuk do të ngelen keq sepse edhe atje ka një prodhim vendor, i cili e meriton të zbulohet. Ndërkaq ajo që bie në sy te ushqimi, ashtu sikurse në fakt edhe te shërbimet tjera, janë çmimet shumë të volitshme në raport me atë që ofrohet.

Të fascinuar me bashkëjetesën në mes të religjioneve të ndryshme

Kishat ekzistuese nuk janë vetëm tërheqëse për syrin por edhe një ilustrim për diversitetin e jetuar fetar. Në varësi nga regjioni, ato gjenden jo rrallë përballë xhamive të mrekullueshme, në të cilat ne jemi ftuar shpesh miqësisht. Dhe përgjithësisht ne ishim të fascinuar nga ajo që, shikuar nga këndvështrimi ynë, është bashkëjetesë në mes të feve të ndryshme.

Me temat si religjioni dhe ushqimi, ne tashmë kem i arritur në mesin e kulturës. Në këtë kontekst dueht patjetër të përmendet edhe  historia shumë përmbajtjesore e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk është vetëm historia bashkëkohore ajo që i karakterizon fuqishëm karakterizon këto vende. Janë edhe grekët, romakët, otomanët dhe shumë të tjerë që i kanë lënë këtu gjurmët e tyre. Dëshmi për këtë janë vendgërmimet arkeologjike si për shembull Butrinti. Vijnë pastaj kështjella të shumta, nga të cilat veçanërisht kështjella e Gjirokastrës dhe ajo e Beratit ia vlejnë jashtëzakonisht shumë  të shikohen, ashtu sikurse edhe ndërtime të tjera si për shembull një urë otomane në veri të Shkodrës.

Kjo shumëllojshmëri pra ofron për të gjithë nga diçka: qoftë për ata që janë të interesuar për plazhet, për sportin ose për kulturën.

Ne ju dëshirojmë shumë kënaqësi në udhëtimin tuaj zbulues nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni!

 

Kishat ekzistuese nuk janë vetëm tërheqëse për syrin por edhe një ilustrim për diversitetin e jetuar fetar. Në varësi nga regjioni, ato gjenden jo rrallë përballë xhamive të mrekullueshme, në të cilat ne jemi ftuar shpesh miqësisht. Dhe përgjithësisht ne ishim të fascinuar nga ajo që, shikuar nga këndvështrimi ynë, është bashkëjetesë në mes të feve të ndryshme.