Shkurt.ch
Një rosë “pa autotarga” tejkalon shpejtësinë dhe fotografohet nga radari
"Mbetet e paqartë se "në cilën adresë duhet të dërgohet dënimi për tejkalimin e shpejtësisë", parashtron pyetjen argëtuese komuna
Dy herë me radhë radari i Konizit në Kantonin Bernë i ka regjistruar rosat me shpejtësi të madhe.
Fillimisht, në një zonë ku shpejtësia maksimale është e parashikuar në 30 kilometra në orë, në Koniz të Bernës, është regjistruar një rosë me shpejtësi prej 52 kilometrash në orë, shkruan në profilin e saj në Facebook komuna në fjalë, përcjell Albinfo.ch.
“Rosa ka ardhur nga drejtimi i Oberwangenit”, thonë nga policia gjatë fundjavës. Vetëm tri ditë më vonë, edhe një rosë ka fluturuar para radarit me shpejtësi të madhe.
Mbetet e paqartë nëse kundërvajtëse është e njëjta rosë, pasi “pjesëmarrësi në komunikacion” nuk ka pasur me vete autotarga.
Gjithashtu mbetet e paqartë se “në cilën adresë duhet të dërgohet dënimi për tejkalimin e shpejtësisë”, parashtron pyetjen argëtuese komuna.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë