Gjuha

Një shëtitje e merituar për nxënësit e shkollës shqipe të Sarganserlandit

Të dielën, më 3 qershor, nxënësit e shkollës shqipe të Sarganserlandit (të mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu) ishin në një shëtitje të merituar në Conny Land në Lipperswill të Turgaut

Pas një mori aktivitetesh shkollore dhe një angazhimi shembullor në kuadër të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, nxënësit e shkollës shqipe të Mels-it, Sargans-it, Uznach-ut dhe të Flums-it ishin në një shëtitje të merituar në Connyland të Lipperswill-it në kantonin e Thurga-ut.

Kjo shëtitje u sponsorizua nga Firma Bergrestaurant “MUGGHÜTTE –PIZOL” me seli në Mels, nën përkujdesjen e Këshillit Prindëror të eilsit.

Mëngjesi i datës 3 qershor 2018, filloi me zhurmën e nxënësve të cilët i bashkoheshin shëtitjes së nxënësve të shkollës shqipe, së pari nxënësit e shkollë shqipe të Uznach-ut, pastaj ata të Flumsi-it, të Mels-it dhe të Sargans-it duke marrë rrugën deri në Liperswill. Autobusi i firmës “Castell reisen” ishte i  mbushur me buzëqeshjet e nxënësve, të cilët pas një viti të suksesshëm shkollor shkonin të gjithë së bashku në një shëtitje të merituar.

Viti shkollor 2017/18 hyn në mesin e viteve të suksesshme të shkollës shqipe të Sarganserlandit, jo vetëm për nga numri i madh i nxënësve, të cilët këtë vit i kanë ndjekur mësimet në gjuhën shqipe por edhe për nga aktivitetet e lira.

Të përkujtojmë se këta nxënës u dëshmuan me angazhimin e tyre edhe në manifestimet shkollore kushtuar 28 Nëntorit – Ditë së Pavarësisë së Shqipërisë, të mbajtur në Weesen, Ditën e 17- shkurtit dhe 7 marsit të organizuar në qytezën e Wattwill-it, në turnirin në futboll në Spreitenbach të Kantonit të Aargaut etj.

Fytyrat e tyre kishin marrë një pamje të gëzueshme. Mbi 60 nxënës, dy mësues dhe  shtatë prindër  i jepnin gjallëri shëtitjes e cila ishte pritur me padurim nga vetë nxënësit. Të gjithë së bashku, pa dallim se nga cila shkollë vinin ndjenin një afërsi dhe një gëzim të pa përshkruar. Të gjithë këta përbënin ylberin shumëngjyrësh të shkollës shqipe.

Ata si, Vlera Kabashi, Lindon Krasniqi, Brendi Selmanaj, Leon Krasniqi, Leonora Selmanaj, Samuel Lasku, Leandro Asaj, Artan Syla, Nadire Rushiti, Lindon Kamberi, Vularta Kamberi, Omer Abazi, Loresa Abazi, Lajla Aliu, Semra Memeti, Ezana Aliu, Sara Abazi, Semra Memeti, Agan Ademi, Qemal Memeti, Anida Ademi, Azra Hiseni, Eljona Aliu, Eliza Dehari, Erion Dehari, Sara Ramadani, Ertual Ramadani, Rimon Bilalli, Suela Aqifi, Mimoza Fetai, Anesa Bilalli, Sumeja Fetai,  Anisa Osmani, Lejla Destani, Alejna Fetai, Enis Ameti, Rona Sulejmani, Erijon Sulejmani, Ismail Sulejmani, Elira Fetai, Agon Sulejmani, Arlind Fetai, Edona Nuhiu, Albina Bslimi, Azra Ademi, Zehra Ademi, Laurent Gashi, Lenard Hoxha, Endrit Abduli etj., dëshmojnë përkushtimin e fëmijëve shqiptarë të cilët edhe pse në dhe të huaj janë të gatshëm të ruajnë gjuhën dhe kulturën  e tyre kombëtare.

( Sektori për informim, Rexhep Rexhepi)