Bota

Një shqiptar u gjet i vdekur në Romë

Një shqiptar emigrant u gjet i vdekur në banesën e tij në Romë.

Një emigrant shqiptar i cili punonte në Romë, është gjetur i vdekur nga policia dhe zjarrëfikësit, mëngjesin e sotëm raportojnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.

Indentiteti i shqiptarit, ende nuk është bërë i ditur sic kanë raportuar mediat shqiptare.

Sipas mediave italiane shqiptari i cili u gjet i vdekur është identifikuar që punonte si kamionist.

Policia sipas mediave nuk ka vërejtur shenja të dhunës në trupin e shqiptarit.