Bota

Një shtetas amerikan sulmon nëpunësin e policisë

Të mërkurën pasdite (7 mars) është sulmuar një nëpunës policor nga shtetasi amerikan O.S.A (54). Ngjarja është raportuar në sallën e Prokurorisë Publike Themelore – Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme informon se shtetasi amerikan e ka sulmuar policin pas një debati të shkurtër verbal, por pa dhënë detaje shtesë.

Më pas sulmuesi është arrestuar nga policia dhe i është dorëzuar autoriteteve të drejtësisë.