Bota

Një tjetër rrahje në një kamp azilantësh në Dresden

Në një kamp refugjatësh në Dresden të shtunën në mbrëmje, një mosmarrëveshje mes refugjatësh ka eskaluar në rrahje. Rreth 60 persona janë përfshirë në këtë përleshje, kanë thënë policia, raporton “Bild.de”.

Në këtë pëleshje masive janë përfshirë një grup shqiptarësh me një grup nga Maroku . Arsyet e kësaj rrahje ende nuk dihen., njofton “albinfo.ch”.

Për të qetësuar situatën u deshtë të ndërhynë rreth 48 policë. Gjatë kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa nuk ka njoftime për të arrestuar.

.