Sport

Një tjetër sukses për Bekim Zogaj

Gjyqtari shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj ka arritur edhe një sukses në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.

Kësaj radhe, jo duke referuar në ndeshjet ndërkombëtare, siç e kemi parë kohët e fundit, por po profilizohet si gjyqtar asistent, duke qenë njëri ndër të parët në Zvicër.

Kështu ka njoftuar vetë gjyqtari i njohur, i cili së fundi ishte asistent në ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës ndërmjet Vitesses dhe Nices.

“Një hap i mirë në rrugën e duhur, edhe unë po profesionalizona (40%) si asistent nga 1.1.2018, një ndër të parët në Zvicër”, ka shkruar gjyqtari i njohur në rrjetet sociale.

Ai ka referuar shumë ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij, dhe pritet që të vazhdojë me ritëm të njëjtë edhe në të ardhmen.