Shqipëria

Një tjetër tërmet ka lëkundur sot kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën

Para pak minutave një tërmet lëkundi Shqipërinë dhe disa vende të Kosovës.

Lëkundjet e termetit janë ndjerë edhe në vende të tjera si në Korç, Laç, Durrës e Kukës.

Sipas mediave shqiptare, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 6 ballë, ndërsa është regjistruar 37 km larg Tiranës dhe 9 km nga Burreli. Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.

Përveç Tiranës, edhe në Prizren e Prishtinë janë ndjerë lëkundje nga tërmeti.