Integrimi

Një udhëtim nëpër diasporën kosovare në Zvicër

Shumica e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër ndihen të lidhur fort me atdheun e tyre. Disa janë kritikë me vendin e tyre të origjinës.

Një e dhjeta e popullsisë së Kosovës jeton në Zvicër, ose rreth 170,000 njerëz me rrënjë shqiptare të Kosovës jetojnë këtu. Gjenerata e dytë dhe ajo e tretë e diasporës po integrohen gjithnjë e më shumë, përcjell albinfo.ch.

Por, lidhjet me Kosovën mbeten të forta. Shumica kanë familjet e tyre në shtëpi dhe u dërgojnë para të afërmve të tyre. 175 milionë franga u derdhën nga Zvicra në Kosovë vitin e kaluar, një e katërta e të gjitha remitencave të diasporës kosovare në mbarë botën.

Kosova është ekonomikisht në gjendje jo të mirë, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, papunësia në mesin e të rinjve është mbi 50 për qind dhe shanset janë të vogla për të udhëtuar pa viza në vendet e Shengenit.

Kështu raporton radio zvicerane SRF për gjendjen në Kosovë dhe raportet me diasporën shqiptare në Zvicër.

Ndiqni të plotë reportazhin e radios në linkun në vijim:

RADIO SRF