Kuriozitete
Një vepër e Modiglianit shitet “lirë”
Vepra nga viti 1917 e cila tregon gjithë figurën e një gruaje mbi çarçafë të bardhë, e cila shikon rastësisht pas shpinës së saj u shit për 139 milionë dollarë përfshirë taksat
Shitja e shumëpritur e pikturës “Nu Couche” nga Amedeo Modigliani, mezi arriti shumën fillestare prej 150 milionë dollarëve kur doli në ankand në Nju Jork. Vepra nga viti 1917 e cila tregon gjithë figurën e një gruaje mbi çarçafë të bardhë, e cila shikon rastësisht pas shpinës së saj u shit për 139 milionë dollarë përfshirë taksat.
Ndonëse është çmimi më i lartë në ankand të shtëpisë Sotheby’s ndonjëherë, vepra megjithatë nuk ngjalli entuziazëm mes blerësve, derisa çmimi i parë ishte 125 milionë dollarë. Po kaq lirë u shit edhe një vepër tjetër e Modiglianit në ankandin e Sotheby’s në vitin 2015 për 170.4 milionë dollarë.
Por dy shitjet e bëjnë artistin shumë të jashtëzakonshëm në tregun e artit, meqë është i vetmi artist i cili shiti dy vepra për më shumë se 150 milionë në ankande, tha Simon Shaw, ekspert i Sotheby’s për artin impresionist dhe modern.
“Ai është artist i cili tejkaloi pritjet. Ai nuk i ndoqi trendet kur e kishte bërë këtë pikturë në vitin 1917. Vepra e tij ishte shumë më ndryshe krahasuar me Pikason ose kubizmin, apo artistët tjerë të cilët punuan me të” tha Shaw.
Vepra e Claude MOnet nga viti 1896 “Mëngjesi mbi Senë” u shit nëpërmes telefonit për 20.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut