Autotech

Njerëzit e ngatërrojnë iPhone X me iPhone 4

Në këtë video shihet se njerëzit janë pyetur se si ju duket iPhone i ri, ndërsa atyre në duar ju dha iPhone 4 i vitit 2010

Tashmë janë bërë shumë modele të iPhonet. Së fundmi është lansuar versioni iPhone X, për hir të dhjetëvjetorit të iPhonet.

iPhone X, që është iPhone më i shtrenjtë në histori, bëri bujë qysh në prezantim.

Por sa e njohin njerëzit këtë telefon.

Showmeni amerikan Jimmy Kimmel ka dëshmuar se jo edhe aq falë një videoje të publikuar në YouTube, transmeton Albinfo.ch.

Në këtë video shihet se njerëzit janë pyetur se si ju duket iPhone i ri, ndërsa atyre në duar ju dha iPhone 4 i vitit 2010.

Shumica e përgjigjeve e përshkruanin “iPhonen e ri” si revolucionar, të mirë, e pajisje të mrekullueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=2T8mIqQ0gKA