Bota

Njerëzit më të pasur në botë humbën miliarda për një ditë

Disa nga njerëzit më të pasur në botë kanë humbur miliarda të hënën.

Indeksi “Dow Jones” ka rënë për 1175 pikë, ose 4.6 për qind duke bërë humbjen më të madhe ditore në ditë. “Dow” që përcjell 30 kompani amerikane, tani është 2 për qind më ulët sivjet.

Warren Buffet ishte më i godituri nga kjo rënie. Ai humbi 5.3 miliardë dollarë. Megjithatë, mbetet personi i tretë më i pasur në botë me 84.6 miliardë dollarë, transmeton Albinfo.ch.

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg ka humbur 3.6 miliardë dollarë, ndërsa njeriu më i pasur në planet, Jeff Bezos i Amazonit humbi 3.2 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesit e Google-it, Larry Page dhe Sergey Brin humbën nga 2.2 miliardë dollarë.