Shqipëria

Super të pasurit e Shqipërisë

Është publikuar studimi për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016

Instituti Evropian Pashko, pjesë e Iniciativës Evropiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016.

Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në Shqipëri bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e top-10 më të pasurve të vendit, përcjell albinfo.ch.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto, shkruajnë mediat shqiptare.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e baraspeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.

Në vendin e parë nga personat më të pasur në Shqipëri është Samir Mane. Ai është një ish-emigrant i viteve ’90, por që u kthye shpejt për t’u pasuruar në vendin e tij. I njohur si mik i politikanëve të djathtë e të majtë, emri i tij u përfol së fundmi dhe në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës.

Ai është president i BALFIN Group, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Ai ka investuar në pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, financim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë.

Balfin Group është shtrirë dhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

10 individët më të pasur në Shqipëri

1 Samir Mane

2 Shefqet Kastrati

3 Vasil Naçi

4 Behar Çukaj

5 Tom Doshi

6 Rrok Gjoka

7 Grigor Joti

8 Idajet Ismailaj

9 Vilma Nushi

10 Pëllumb Salillari

Renditja sipas Fitimit të vitit 2016

Nr. Aksioneri

1 Samir Mane

2 Shefqet Kastrati

3 Rrok Gjoka

4 Behar Çukaj

5 Grigor Joti

6 Idajet Ismailaj

7 Lefter Kallo

8 Elvis Sula

9 Agim Zeqo

10 Tom Doshi

Renditja sipas Kapitalit Neto të vitit 2016

Nr. Aksioneri

1 Samir Mane

2 Shefqet Kastrati

3 Vasil Naci

4 Behar Çukaj

5 Besnik Sulaj

6 Renis Tërshana

7 Idajet Ismailaj

8 Aleksandër Pilo

9 Tom Doshi

10 Vilma Nushi