Autotech

“Njeriu i Hekurt” fluturon mbi 50 km/orë me “kostumin” e tij të veçantë

Browning arriti të fluturonte në shpejtësi prej 51.53 kilometrave për orë, në tentimin e tij të tretë, para se të hidhej në det

Richard Browning, themelues dhe piloti testues i kompanisë britanike, “Gravity Industries” ka thyer rekordin botëror për Shpejtësinë më të madhe përmes një kostumi-motorik.

Rekordi u vendos gjatë një tentimi në Lagoona Park në Reading.

Browning arriti të fluturonte në shpejtësi prej 51.53 kilometrave për orë, në tentimin e tij të tretë, para se të hidhej në det.

Kostumi i “Njeriut të Hekurt” përmban gjashtë turbina vajguri. Njeriu duhet t’i përdorë ato përmes kontrollimit nga trupi pasi që nuk ka pajisje dirigjuese se kah të shkojë.

“Jam shumë i lumtur që kemi vendosur këtë rekord. Jam shumë krenar që jam pjesë e Librit të Rekordeve ‘Guinness’. Është privilegj që punën tonë unike e njeh e gjithë bota”, ka thënë pas thyerjes së rekordit Browning, transmeton Albinfo.ch.

https://www.youtube.com/watch?v=yPZ3goRCdWQ