Lajme

Njëzëri kërkohet lirimi i Ballistit

Me këtë çështje po merret edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, por edhe presidenti i FSHF-së. Gjithashtu kanë reaguar edhe futbollistët kuqezi dhe tifozët anembanë trojeve shqiptare

Ismail Morina para dy muajsh është arrestuar në Kroaci, derisa ekziston rreziku që ai të ekstradohet në Serbi.

 

Kjo është e papranueshme për familjarët e tij, derisa kanë reaguar të gjithë në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar lirimin e Ballistit, i cili kishte lëshuar dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama pritet që të kërkojë që Ballisti të mos ekstradohet në Serbi, derisa me këtë çështje po merret edhe Armand Duka, president i FSHF-së.

 

Por, mbështetja e madhe Ballistit i ka ardhur edhe futbollistë kuqezi, Lorik Cana, por edhe shumë tifozeri anembanë trojeve shqiptare.

 

Ja një nga mesazhet më të përhapura në rrjetet sociale:

 

Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës.

 

E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës.

 

I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën