E-Diaspora

Njoftim për zhdukjen e një nëne: thirrje për dëshmitarë

Policia në Vaud-it kërkon ndihmën e banorëve të Zvicrës pë gjetjen e 36 vjeçares.

Znj. Renate K., 36 vjeçe dhe që jeton në Prilly, është zhdukur që nga e mërkura, më 13 qershor 2018, rreth orës 15:30.

Ajo kishte përdorur të drejtat e saj të vizitës për të parë vajzën e saj në Prilly (Vaud) dhe më pas u largua më herët se sa ishte planifikuar. Të afërmit e saj nuk kanë dëgjuar prej saj që nga ajo kohë. Znj. K. është psikologjikisht e brishtë.

Ajo korrespondon me përshkrimin e mëposhtëm:

160 cm, e shëndoshë, flokët e gjata, ngjyrë  kafe, sytë ngjyrë kafe, mban syzet mjekësore.

Kushdo që e ka vënë re këtë person që nga 13 qershori ose ka informacion në lidhje me zhdukjen e saj, duhet të kontaktojë Policinë Kantonale të Vaud-it në +41 21 333 5 333 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Bashkëpunimini juaj është i vlefshëm.