“Ditët e Diasporës në Kosovë-2012”
NJOFTIM
Të nderuar,
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë-2012”, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, nesër, e shtunë, 21 korrik 2012, në orën 20.00, në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, hapet ekspozita personale e piktorit Gani Lalloshi.
Ekspozita do të qëndroj ë e hapur deri më 1 gusht 2012.
Po nesër, në orën 20:30, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, mbahet programi artistik për fëmijë “Shpresat tona”, i organizuar nga MeD dhe nga Kuvendi i Komunal i Prishtinës.
Ndërkaq, të dielën, më 22 korrik 2012, në orën 20:30, në platenë mes hotelit “Grand” dhe ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë -2012” shfaqen filmat:
- “Kosova1,2” - me regji të Shenida Bilallit
- “In Memoriam” – me regji të Ilirian Himajt
- “Fëmijët” – me regji të Blerta Zeqirit
Me respekt,
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës
Moti
Bernë
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:20
Prishtinë
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:30
Cyrih
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:20
Shkup
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:30
