Gati për një punë sfiduese

Ofertë
image de l'article

Reagim

2 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Av av....po shkruajt pase...!

Av av....po shkruajt pase...! çka po te preka puna e UNIA-as, kush qenke more i gjorë se nuk te paska jetë tjetër perveç ketyre perrallave! UNIA është një organizatë e jo një instuticion, cili është perfitimi financiar i një nënpunësi qe mundohet t'ju vije në ndihmë atyre qe vinë nga Ekuatori apo Kosova qe ka njerz si ti qe e kanë ndertu aq mirë sa qe tani ju ka mbet vetëm te vinë në Zvicerr e te hapin gojen kinse po them diçka...! Mua personalisht, si per letra si per punë me ka ndihmu shumë UNIA në Lozanë, e ti nëse ke kunder diçka, shko atje e spjego problem e mos ban propaganda se nuk po ndihmon më shumë UDC-ja jo. Duhet, te jeshë një prej atyre qe tenton ti korruptosh disa radikale per me ta dhanë një kontratë diku më një kantier ku shahen shqiptart nga shqiptart. Per qudi apo...çka bën ti per shqiptart? Ne në mes veti jemi në konflikte te ndryshme e tani presim nga zvicerranet...! N'importe!

Para disa dite me daten

Para disa dite me daten 22.02.2012 ne Lausanne Sindikata Unia organizoj nje manifestim kinse ne mbrojtje te personave pas dokumenta ne Zvicer

Motoja e tyre ishte

PA NE NUK KA ZVICER
UNIA – Ne opinjon jepet pershtypja se disa nëpunës keqpërdorin pozitat e tyre në sindikatë. 

 

Neni 12 i kushtetutës së Konfederatës Zvicerane garanton të drejtën e ndihmës emergjente në tërë territorin e Zvicrës. Të gjithë ata që kanë nevojë emergjente, kanë të drejt të kërkojnë ndihmë dhe mjete të domosdoshme për një jetë me dinjitet. Për disa vite me radhë në Zvicër është rritur numri i një kategorie të veçantë që ne i njohim si persona pa leje qendrim  ne Zvicerr . Kush janë në të vërtet këta njerëz?  Ky komunitet përbëhet nga refugjatë të shteteve të ndryshme, i gjitha grup moshaveqë kanë hyrë ne Zvicër pa dokumentacione personale. Në mesin e tyre ka pleq, adoleshentë, gra dhe  fëmijë.

 Shtetet nga vinë këtyre njerëzve nuk u japin dokumente personale dhe nuk ua njohin shtetësinë. Si pasoj këta nuk mundet të kthehen në vendet e origjinës së tyre për arsye se nuk posedojnë dokumentacion valid për të udhëtuar dhe Zvicra ka vështërsi këta njerëz ti pajis me leje qëndrimi në mungesë të dokumentacionit personal dhe arsyeve të bazuara në fakte për tua njohur cilësinë e refugjatit. Me kalimin e viteve numri i tyre ritet vazhdimisht krahas halleve të tyre. .

 

Kështu që, personat pa nje leje qendrim qoft te perkoshem , janë të penguar të fillojnë një jetë normale në Zvicër edhe pse u garantohet kulmi mbi kokë. Sigurisht që në mesin e këtij komuniteti ka persona që keqpërdorin këtë të drejt. Edhe pse posedojnë dokumentacion personal këta i fshehin që të pengojnë kthimin  në vendet e tyre.

 

Duke pasur parasysh krizën globale ekonomike në vitet e fundit e gjithë shoqëria ka vështirësi financiare.  Tregu i punës shumë vështirë arrihet në kushte normale. Derisa personat ne fjalë për shkak të situatës së tyre, janë të gatshëm të pranojnë punë edhe me pagesa shumë të ulëta, natyrisht në të zezë,  shumica e të huajve që kanë leje qëndrimi të rregulluar assesi të punësohen.

 

Sindikata UNIA organizon manifestime kinse në mbrojtje të personave pa leje qendrimi ( pa letra ) Manifestimet e organizuara nga sindikata e UNIA-së do të duhej të përshëndeteshin, sikur ata me të vërtetë të ishin qëllimmira dhe të propozonin konkretisht një zgjidhje për të gjithë keta persona pa leje qendrimi . Të gjithë ne jemi dakord, që për keta persona të bëhet një zgjidhje e shpejt e statusit të tyre. Shteti dhe shoqëria zvicerane bëjnë përpjekje intensive , për ti ardhur në ndihmë këtij komuniteti që përbëhet nga shumë kombe mbarë botës.

 

Është një sekret i hapur, që të gjitha manifestimet dhe përpjekjet e disa nëpunësve ( sekretar )  të sindikatës UNIA nuk u shërbejnë direkt personave pa letra ,por vetëm interesit të tyre personal. Duke qenë nëpunës të UNIA-s këta keqpërdorin pikërisht pa leje qendrimi ne Zvicerr , që të promovohen personalisht dhe të përfitojnë financiarisht.

 

Një kontroll i brendshëm i UNIA-së ndoshta do zgjidhte shumë enigma dhe do të vepronte më drejt në përmbushjen e misionit të vet, e keshtu nuk do kemi pershtypjen e një manipulimi mental . 

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Lexoni poashtu në kategorinë e njejtë

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave